Politike

Dekriminalizimi/ Prokuroria verifikon me urgjencë deputetin e PD dhe 6 këshilltarë bashkiakë (DOKUMENTET)

7 Shtator 2019, 15:46 Nga DOSJA
Dekriminalizimi/ Prokuroria verifikon me urgjencë deputetin e PD dhe 6

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme po verifikon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe 6 këshilltarë bashkiakë, të cilët mund të preken nga ligji i dekriminalizimit.

Në dokumentet që ka siguruara ABC News, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar hetim të thelluar prokurorisë për këta 7 të zgjedhur, të cilët kanë deklaruar dënime jashtë vendit, por që vetë komisioni nuk mund t’i verifikojë në shtete të huaja.

Deputeti që po i nënshtrohet verifikimit, është Ervis Meço. Ai u bë deputet nga lista e PD-së në Vlorë pas djegies së mandateve, dhe  ka deklaruar një dënim në Gjermani, 30 ditë burg, e konvertuar në 300 euro gjobë për “regjistrim audio i paautorizuar i zyrtarit”.

Verifikim është kërkuar edhe për këshilltarin e Partisë Socialiste në Durrës, Alban Ramohitoj. Ai ka deklaruar dënim për vjedhje energjie me 2 muaj burg, dhe dënim me marrëveshje në Itali për përdorim patentë shqiptare jo të vlefshme në Itali.

Nën hetim është një tjetër këshilltar socialist për të cilin KQZ ka dyshime. Mirush Dema në Kamëz, ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e  BE-së deri në tetor 2019.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alban ramohitoj denimet ervis meco mirush dema prokuroria e pergjithshme alban ramohitoj denimet ervis meco mirush dema prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll