Politike

Skandali me himnin në Francë/ Kryeministria: Macron na kërkoi falje, gabim i pafalshëm

8 Shtator 2019, 10:35 Nga DOSJA
Skandali me himnin në Francë/ Kryeministria: Macron na kërkoi

FRANCË– Edhe një ditë pas ndeshjes vijon jehona e gafës së ngatërresës me himnin e Kombëtares Shqiptare para ndeshjes me Francën.  Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama, u bë me dije se presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh ndjese kreut të qeverisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kryeministria, Marcon e quajti një gabim të të patolerueshëm atë të Federatës Franceze të Futbollit pasi himni ynë kombëtar në fillim të ndeshjes me Francës, u ngatërrua me atë të Andorës. Ndërsa ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptare gjatë momentit jo pak të sikletshëm për ta.

Më tej në njoftim thuhet se nga ana e tij, kryeministri Edi Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit Macron, i cili kërkoi ndjesë edhe pse e gjithë përgjegjësia bie mbi Federatën Franceze e Futbollit.

Rama gjithashtu ka përgëzuar kombëtaren franceze për fitoren e ndeshjes së djeshme duke i ftuar që ndeshjen e kthimit ta zhvillojë në stadiumin e sapondërtuar të Arenës Kombëtare.

Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij #Respekt”, shkruan Rama. 

Ditën e djeshme Shqipëria zhvilloi një ndjeshje në transfertë me Francës, mirëpo organizimi çaloi. Fillimisht u luajt himni i Andorras dhe më pas komentatori i ndeshjes i kërkoi falje Armenisë, në vend të Shqipërisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emmanuel macron gafa me himnin ndeshja france-shqiperi edi rama emmanuel macron gafa me himnin ndeshja france-shqiperi

Sondazh

Poll