Politike

Dorëhiqet Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Bogdani: Ka ardhur koha për sfida të reja

8 Shtator 2019, 14:14 Nga DOSJA
Dorëhiqet Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD,

TIRANË- Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Gerti Bogdani ka dhënë dorëheqjen sot. Nënjë letër drejtuar qytetarëve dhe një kerkëse drejtuar PD-së ai ka deklaruar se nuk do vijojë të jetë më në pozicionin që mban.

Njoftimin për largimin, Bogdani e ka publikuar dhe në Facebook, ku ka treguar dhe arsyet që e kanë çuar drejt marrjes së këtij vendimi.

“Si rezultat i nje kohe te gjate ne kete pozicion, besoj ka ardhur koha per te pranuar sfida dhe angazhime te reja, per te vazhduar te jap kontributin tim per forcimin e metejshem te Partise Demokratike”, shkruan ai.

NJOFTIMI I PLOTË

Te dashur miq, Ne radhe te pare deshiroj te ndaj me ju dhe te shpreh mirenjohjen time ndaj Liderit Historik te Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, per besimin qe me dha ne vitin 2007 ne pozicionin e Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike. Se dyti, deshiroj te falenderoj kryetarin aktual te Partise Demokratike, Z. Basha, per besimin e dhene ne vazhdimin e kesaj detyre pas ndryshimeve ne Partine Demokratike ne vitin 2013. Nder vite kam patur privilegjin te perçoj zerin e çdo shqiptari, ne institucionet me te rendesishme te demokracise boterore, ne kontakt me personalitete te shquara dhe politikane, qe nga Kongresi e Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Parlamenti Europian, Bundestagu Gjerman, etj, per mbeshtetjen e Shqiperise ne hapat e metejshem te integrimit europian dhe njohjen e Kosoves.

Ne kete kuader, ndjehem i privilegjuar qe detyra dhe objektivi i pare ne kete pozicion, mbrojtja e aplikimit te LDK-se se Kosoves dhe Ibrahim Rugoves, per anetaresim ne Partite Popullore Europiane u kurorezua me sukses. Gjithashtu besoj se puna e palodhshme dhe kontributi modest bene te mundur anetaresimin per here te pare te PD ne Bashkimin Nderkombetar Demokrat, IDU, ne Qershor te vitit 2008.

Me pas, puna paralele per ringritjen e FRPD dhe faktorizimin e saj ne Shqiperi por edhe ne arenen nderkombetare per here te pare, ne vitin 2014, bene te mundur qe si Kryetar i FRPD, te zgjidhesha President i Bashkimit Nderkombetar i te Rinjve Demokrate, IYDU, per dy vite me radhe. Dhe jo vetem, ne bashkepunim te ngushte dhe te frytshem me YEPP, IYDU, EDS dhe DEMYC realizuam ne Shqiperi disa Kongrese Rinore Boterore ku ftuam dhe prezantuam me Shqiperine mbi 600 lidera te rinj nga çdo kend e kontinent i botes.

Gjithashtu, jam besimplote se puna e vazhdueshme me EPP dhe dhenia e statusit te anetarit me te drejte vote te PD ne Partite Popullore Europiane ne vitin 2015, i ka dhene forces sone politike nje pozicion dhe rol edhe me te rendesishem ne kete familje te madhe politike Europiane.

Te dashur miq, Une besoj se marredheniet me jashte dhe diplomacia e suksesshme nuk jane dhe nuk mund te jene thjeshte burokraci, por nje nderveprim i vazhdueshem per ngritjen e urave te komunikimit dhe forcimit te miqesive, si institucionale, ashtu dhe personale. Ndaj, deshiroj te shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjithe ata kolege dhe miq te vyer me te cilet kemi bashkepunuar ne keto vite, qe nga vendet me demokraci te konsoliduara e deri tek ato me demokraci shume te brishta.

Sikunder deri me sot, jo thjeshte per shkak te detyres, por mbi te gjitha per shkak te vokacionit dhe parimeve personale, do te vazhdoj te kontriboj per avancimin e imazhit te Shqiperise dhe forcimit te rolit te saj jo vetem ne Rajon, por edhe me gjere. Jam i lumtur dhe i nderuar qe kam mundesine ta bej kete gje permes nje rrjeti fantastik miqsh nderkombetare – nga Washingtoni e deri ne Bruksel – me te cilet kam patur privilegjin te bashkepunoj nder vite. Miq te cilet nder vite, ne kohe prosperiteti dhe ne kohe te veshtira kane vizituar Shqiperine, e kane patur ne zemer dhe e kane ndihmuar per te perballuar dhe tejkaluar e sfidat me te cilat eshte hasur demokracia e brishte shqiptare.

Si rezultat i nje kohe te gjate ne kete pozicion, besoj ka ardhur koha per te pranuar sfida dhe angazhime te reja, per te vazhduar te jap kontributin tim per forcimin e metejshem te Partise Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anetar te Partise Demokratike qe angazhimi dhe perkushtimi ne keto sfida te reja, do te jete gjithmone maksimal dhe gjithmone duke ruajtur parimin se te drejtat, mireqenia dhe shpresa e munguar, jo vetem e çdo demokrati, por mbi te gjitha e çdo qytetari te ndershem shqipetar, do te jete ylli polar i punes sime. Ndaj, ne kete kuader i kam kerkuar kryetarit te Partise Demokratike te pranoje doreheqjen time nga pozicioni i Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike.

Puna ime do te vijoje çdo dite brenda dhe jashte Shqiperise dhe zeri im do te jete zeri i çdo shqiptari qe kerkon demokraci, vlera, drejtesi dhe mbi te gjitha shprese per nje Shqiperi, qe sot ka nevoje per shprese me shume se çdo here tjeter!

KUSH ËSHTË GERTI BOGDANI?

Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’. Rikthehet më pas në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, duke kandiduar për Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, një nga zonat më të vështira në Tiranë gjithmonë e fituar nga e majta. Pas një fushate inovative dhe nje procesi të gjatë, ai e fiton këtë garë duke u bërë Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë. Gjatë kësaj kohe Bogdani vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. 

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai merr detyrën si Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke e ringritur këtë organizatë dhe duke e bërë Forumin Rinor faktor të rëndësishëm të jetës politike të vendit dhe duke e bërë të njohur në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër Bogdani e zgjeron rrjetin e aktivizimit ndërkombëtar të FRPD dhe njëkohësisht organizon disa akitivitete vjetore dhe kongrese rinore të YEPP, IYDU e Demyc në Tiranë, duke sjellë në Shqipëri disa qindra të rinj nga e gjithë bota. 

Në vitin 2011 ai zgjidhet Zv/President i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas në janar të vitit 2012 Nën/Kryetar. Në Shtator 2015 ai zgjidhet Kryetar i IYDU, në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Njëkohësisht, që nga viti 2007 ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të PD, detyrë të cilën e ka kryer me shumë sukses duke mbështetur dhe lobuar me personalitete të shquara dhe politikanë, që nga Kongresi e Senati Amerikane, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, për mbështetjen e Shqipërisë në hapat e mëtejshme të integrimit europian dhe njohjen e Kosovës.

Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat, IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane, EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP.  Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet bogdani gerti bogdani sekretari i marrëdhënieve me jashtë në partinë demokratike dorehiqet bogdani gerti bogdani sekretari i marrëdhënieve me jashtë në partinë demokratike

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2019, 11:51

AUSTRALI– Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e gr...