Aktualitet

Bërxull, sërish protestë kundër rrugës/ Banorët kërkojnë kompensim sipas tregut: Nëse nuk na dëgjojnë, do vetëflijohemi!

Protestuesit thonë se do të protestojnë para godinave të institucioneve, përfshirë edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë.

18 Dhjetor 2022, 13:17 Nga k.m.
Bërxull, sërish protestë kundër rrugës/ Banorët
Foto nga protesta e sotme

TIRANË- Banorët e fshatit Bërxull kanë dalë edhe sot në protestë. Edhe sot, ata kanë dalë kundër firmës“Gener 2”, e cila kreu punimet për një periudhë pa leje ndërtimi, ndërsa ende kërkojnë dëmshpërblim me pretendimin se devijimi i projektit të aksit Thumanë-Kashar prek dhjetëra banesa dhe shumë sipërfaqe tokë bujqësore.

Që nga dita e parë kur kanë dalë në rrugë, banorët gjithsej kanë 72 ditë që protestojnë por asnjë politikan nuk ka shkuar që t'i takojë. Ndaj edhe sot janë shprehur se nga tani e tutje nuk do të ketë më protesta paqësore. Protestuesit thonë se do të protestojnë para godinave të institucioneve, përfshirë edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë.

“Ata kanë vijuar të legalizojnë edhe lejet, por kjo nuk do të thotë që do të rrimë të heshtur. Sot po godasim atë që shteti i ka dhënë një leje zhvillimore, se nuk është në përputhje me kontratën që ka, nuk ka lejen e zhvillimit, të pronësimit, se në kontratë përcaktohet shumë saktë, përderisa thotë se është kontraktor dhe sipas ligjit duhet t’ja kishte përgatitur terrenin një vit më parë, jo sot, sot kujtohen për të dhënë një leje zhvillimore. Tani ka ngel për t’u drejtu tek Yuri Kim, ambasada amerikane, shteti na ka shit gjithandej. Ne do të vijojmë tek të gjitha këto institucione që të merret vesh në të gjithë botën, do të shkojmë deri në vetëflijim,”- tha një prej protestueseve.

Banorët që protestojnë prej më shumë se dy muajsh, kërkojnë që prona e tyre të kompensohet sipas çmimit të tregut, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore.

 

banoret ne berxulle protesta ne berxulle

Sondazh

Poll