Aktualitet

E rëndë! Merren peng 3 adoleshentë në Cërrik, autorët i godasin me shkelma e grushte e më pas i lirojnë. Shkak xhelozia

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobta, kanë marrë me forcë në automjet tre të miturit e moshave 15-16 vjeçarë, ku mes tyre ishte dhe një vajzë dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë.

18 Dhjetor 2022, 12:05 Nga k.m.
E rëndë! Merren peng 3 adoleshentë në Cërrik,
Komisariati i Elbasanit

ELBASAN- Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohet se, pas një sherri për arsye xhelozie, kanë marrë peng në makinën e tyre tre bashkëmoshatarë të tyre, mes të cilëve edhe një vajzë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personat e arrestuar janë: Klodjan Xhavari, Diamant Pupuleku dhe Gurali Shkoza. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobta, kanë marrë me forcë në automjet tre të miturit e moshave 15-16 vjeçarë, ku mes tyre ishte dhe një vajzë dhe në dalje të Cërrikut i kanë goditur me grushte e shkelma duke u shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas i kanë lënë të lirë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive xhelozie mes të miturve, por vetë nuk dihen detaje lidhur me deklaratat e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit K. Xh., 22 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe G. Sh., 21 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim, pasi këta shtetas kanë goditur me grushte, 3 shtetas të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 32, vjeç, banues në lagjen "Dyli Haxhire", Elbasan, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", pasi mbrëmjen e djeshme, në dritaren e zyrës së informacionit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ka hedhur një sasi lënde djegëse (benzinë) dhe më pas i ka vënë flakën. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi në vendin e quajtur "Posta Shqiptare”, Elbasan, ka aksidentuar shtetasen M. C., 51 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e shtetit klodjan xhavari diamant pupuleku gurali shkoza

Sondazh

Poll