Aktualitet

"Lojtari" në Berat, një në pranga e tre në procedim për lojëra fati

Brenda lokalit u gjetën një tavolinë pokeri, chipsa dhe letra bixhozi.

18 Dhjetor 2022, 10:57 Nga k.m.

"Lojtari" në Berat, një në pranga e tre në

BERAT- Një person është arrestuar në Berat ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi u kapën në ambjentet e një lokali të përshtatur për lojëra fati. Brenda lokalit u gjetën një tavolinë pokeri, chipsa dhe letra bixhozi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat

Vijon operacioni policor i koduar “Lojtari”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Goditen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe tableta. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: A. B., 40 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin";

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Berat, në ambientet e lokalit të cilin e administronte shtetasi A. B., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe dy tableta për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H. dhe F. T., pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në ambientet e lokalit.
---
Po nga të njëjtat shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 51 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për të luajtur lojëra fati të paligjshme (gara sportive). Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll