Aktualitet

Vjedhje në Degën Postare Bajram Curri/ Të përfshirë 4 punonjës, 2 në pranga, një tjetër shpallet në kërkim

Punonjëset të Degës Postare "Bajram Curri" në Tropojë akuzohen për vjedhje

18 Dhjetor 2022, 11:41 Nga k.m.
Vjedhje në Degën Postare Bajram Curri/ Të përfshirë 4
Foto ilustruese

TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme dy punonjës të Degës Postare "Bajram Curri", në kërkim është shpallur një e tretë. Ndërsa ndaj 2 punonjësve të tjerë është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje" pasi dyshohet se kanë abuzuar me fondet duke shpërdoruar detyrën. Në pranga kanë përfunduar dy punonjëset e identifikuara me inicialet: Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë. Për dy punonjëse të tjera të përfshira në skemë, përkatësisht Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, Gjykata e Tropojës vendosi masën “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tropojë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Ç. Q., 32 vjeçe, banuese në Bajram Curri, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Për shtetasin M. Ç., Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorimi i detyrës", ndërsa për shtetasen Ç. Q., Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetaset: Xh. V., 59 vjeçe, banuese në fshatin Paç dhe Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

tropoje

Sondazh

Poll