Aktualitet

Vinte baste sportive, vihet në pranga 19-vjeçari në Durrës

Arresti i tij u bë në kuadër të operacionit që kishte nisur edhe më parë për kapjen në flagrancë të personave që merren me vënie bastesh dhe përdorin ambientet e ndryshme për këtë veprimtari të paligjshme.

18 Dhjetor 2022, 10:43 Nga k.m.
Vinte baste sportive, vihet në pranga 19-vjeçari në Durrës
Foto ilustruese

DURRËS- Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi vinte baste sportive dhe shfrytëzonte lokalin e tij për këtë veprimtari të paligjshme. 19-vjeçarit, pas kontrollit të Policisë iu sekuestrua aparati celular me të cilin vendoste baste. Arresti i tij u bë në kuadër të operacionit që kishte nisur edhe më parë për kapjen në flagrancë të personave që merren me vënie bastesh dhe përdorin ambientet e ndryshme për këtë veprimtari të paligjshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vinte baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin në pronësi të tij, vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi: -B. G., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

19-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular. Aparati celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

durrës

Sondazh

Poll