Aktualitet

Tentoi të kalonte me dokumenta false, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në doganën maqedonase

Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin transportohej, u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia.

18 Dhjetor 2022, 09:26 Nga d.a.
Tentoi të kalonte me dokumenta false, arrestohet 53-vjeçari shqiptar
Foto Ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Dje pasdite, në ora 12:00 në vendkalimin kufitar Dellçevë, zyrtarë policorë nga stacioni policor i vendkalimit kufitar në Maqedoninë e Veriut kanë ndaluar 53-vjeçarin L.M. nga Republika e Shqipërisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se dokumenti i udhëtimit që ka paraqitur ishte i falsifikuar.

Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin transportohej, u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia.

53-vjeçari është dërguar në komisariatin më të afërt ku dhe është marrë në pyetje, ku ka pranuar se dokumentet ishin të falsifikuara dhe se i kishte marrë nga një person nga Shqipëria kundrejt një shume të caktuar parash. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

policia maqedonase arrestohet shqiptari ne maqedoni

Sondazh

Poll