Aktualitet

Tentoi bashkë me të vëllanë të vriste Dash Gjokën, ekstradohet nga Spanja Morel Kërtalli

41-vjeçari është ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i tij, i cili po ashtu, ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

18 Dhjetor 2022, 13:17 Nga k.m.
Tentoi bashkë me të vëllanë të vriste Dash Gjokën,
Pamje nga ekstradimi

TIRANË- 41-vjeçari Morel Kërtalli, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje është kapur dhe arrestuar në Spanjë. Bëhet me dije se 41-vjeçari është ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i tij, i cili po ashtu, ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

Përse akuzohet Kërtalli? Në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllain e tij, Kërtalli ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga personi me inicialet Dashamir Gjoka. Moreli, së bashku me Enkel Kërtallin, tentuan të kryenin një vrasje ndaj Dashmir Gjokën në vitin 2017. Dy vëllezërit qëlluan me breshëri plumbash ndaj makinës së Dashamir Gjokës, mjeti i së cilit ishte e blinduar dhe asnjë prej plumbave nuk ka depërtuar në brendësi. Makina drejtohej nga vet Dashmair Gjoka, ndërkohë që në brendësi të saj ishin edhe 3 vajzat e mitura të tij. Pasi kanë qëlluar me automatik, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi duke përdorur një makinë tip “Benz”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Interpol Tirana

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, kapet dhe ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari. Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi M. K., 41 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi M. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

morel kertalli dash gjoka dashamir gjoka

Sondazh

Poll