Bota

Aksion në Kosovë, sekuestrohen mbi 100 mijë euro false në Kosovë, policia gjen elektroshok dhe leva hekuri

Për këtë rast, janë marrë në pyetje shtatë persona të dyshuar.

17 Dhjetor 2022, 16:18 Nga F.M
Aksion në Kosovë, sekuestrohen mbi 100 mijë euro false në
Foto Ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 10 mijë euro të falsifikuara. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë kontrolleve që janë kryer në gjashtë vende të ndryshme. Përveç parave, janë sekuestruar edhe telefona, pistoletë, shufër metalike, elektroshok dhe leva hekuri. Për këtë rast, janë marrë në pyetje shtatë persona të dyshuar.

 “FALSIFIKIM I PARASË-Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

kosove aksion ne kosove

Sondazh

Poll