Bota

'Liria e mediave nuk është lodër'/ Dënohet vendimi i Twitter-it për bllokimin e llogarive të disa gazetarëve

Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar po ashtu ndaj vendimit të Twitterit, duke thënë se “liria e mediave nuk mund të fiket dhe ndizet sipas dëshirës”.

17 Dhjetor 2022, 12:18 Nga a.l
'Liria e mediave nuk është lodër'/ Dënohet vendimi
Elon Musk

SHBA- Kombet e Bashkuara janë deklaruar në linjë me Bashkimin Evropian për të dënuar vendimin e rrjetit social Twitter, i cili ka pezulluar disa gazetarë që mbulojnë këtë gjigant teknologjik.

Gazetarët e mediumeve amerikane, New York Times, CNN dhe Washington Post, kanë qenë në mesin e personave që u është bllokuar qasja. Kombet e Bashkuara kanë thënë se liria e mediave “nuk është lodër”, derisa BE-ja e ka kërcënuar Twitter-in me sanksione.

Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Edhe sanksione, shpejt”, ka thënë Komisionarja e BE-së, Vera Jourova, duke iu referuar shefit të kompanisë Twitter.

Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar po ashtu ndaj vendimit të Twitterit, duke thënë se “liria e mediave nuk mund të fiket dhe ndizet sipas dëshirës”.

Lajmi për pezullim të llogarive ka ardhur pasi Musk është zotuar se do të padisë pronarin e një profili që, sipas tij, gjurmon aeroplanin e tij privat. Një zëdhënës i Twitter-it ka thënë se pezullimi i llogarive është lidhur me ndarjen e të dhënave të lokacionit në kohë reale.

Vetë Musk nuk e ka komentuar direkt këtë vendim, mirëpo ka thënë se “kritikat ndaj meje gjatë gjithë ditës janë në rregull, mirëpo gjurmimet në kohë reale dhe rrezikimi i familjes sime nuk janë”.

Musk e ka marrë kontrollon e plotë të Twitter-it, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë amerikanë. Ai gjendet në listën e ngushtë të personave më të pasur në botë./ REL

elon musk

Sondazh

Poll