Bota

Gjykata cakton 1 muaj paraburgium për shtetasin serb, dyshohet për krime luftë në Kosovë (VIDEO)

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

17 Dhjetor 2022, 15:24 Nga a.l
Gjykata cakton 1 muaj paraburgium për shtetasin serb, dyshohet për
Sllagjan Trajkoviç

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës pas kërkesës së Prokurorisë Themelore ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për S.Trajkoviç. Mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, “Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës”, “Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës” dhe “Organizim i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.T, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit S.T masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së. I pandehuri S.T dyshohet se ka kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës,” thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

sllagjan trajkoviç

Sondazh

Poll