Bota

Vijojnë tensionet në Veri të Kosovës, vendoset një barrikadë e re

Policia bën me dije se është vendosur një barrikadë e re na lagjen Berxhane e cila të çon në Zvecan.

17 Dhjetor 2022, 13:59 Nga a.l
Vijojnë tensionet në Veri të Kosovës, vendoset një
Veriu i Kosovës

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Policia bën me dije se është vendosur një barrikadë e re në lagjen Berxhane e cila të çon në Zvecan.Po ashtu njoftohet se, bllokimi është bërë gjatë orëve të natës. Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit. 

Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave. Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet tani më për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll