Bota

Pas këshilltares Rada Trajkoviç/ Policia serbe ndalon në Merdare edhe kryetarin e Lëvizjes “Odgovor” Boban Bogdanoviç

Sipas Rashiç, Bogdanoviç është zbritur nga autobusi, i janë marrë dokumentat dhe është mbajtur te kufiri për rreth dy orë. 

17 Dhjetor 2022, 15:12 Nga a.l
Pas këshilltares Rada Trajkoviç/ Policia serbe ndalon në
Boban Bogdanoviç

SERBI- Kryetari i Lëvizjes 'Odgovor'me seli në Beograd Boban Bogdanoviç është ndaluar sot nga policia serbe në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdar,  Ndalimi i politikanit është bërë rreth orës 12:00. Lajmin e ka bërë të ditur  ministri për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiç. Sipas Rashiç, Bogdanoviç është zbritur nga autobusi, i janë marrë dokumentat dhe është mbajtur te kufiri për rreth dy orë. 

Sot policia serbe në Merdare e kanë ndaluar Boban Bogdanoviqin, kryetarin e Lëvizjes Odgovor 12.00 derisa po vinte në Prishtinë. Atë e kanë zbritur nga autobusi dhe ua kanë marrë dokumentet dhe po mbahet aty tash rreth dy orë”, tha Rashiqi.

Rashiç theksoi se se e njejta procedurë i ndodhi vetëm pak ditë më parë edhe Kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, e cila  ndodhet në Spitalin e Prokuples jashtë rrezikut për jetën. 

Me 14 dhjetor 2022 Iniciativa Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, me seli në Graçanicë dhe Lëvizja “Odgovor” me seli në Beograd, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe përfaqësimi të përbashkët. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar me qëllim, siç kanë thënë Nenad Rashiç dhe Boban Bogdanoviç, të përmirësojnë kushtet në mënyrën më të mirë dhe më efikase të jetës së serbëve në Kosovë dhe të kontribuojë në bashkëjetesën e qëndrueshme të serbëve dhe shqiptarëve.

boban bogdanoviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll