Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Papa në Tiranë, Policia ngre 2 pista hetimi, shoqërohen në komisariat 10 persona

Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë një rikthim të grupit hetimor për të bërë dhe një kqyrje tjetër në vendin e ngjarjes.

17 Dhjetor 2022, 10:50 Nga A.B
Ekzekutimi i biznesmenit Papa në Tiranë, Policia ngre 2 pista hetimi,
Edmond Papa

TIRANË- Policia ka shoqëruar në komisariat për të marrë dëshminë 10 personave, dëshmitarë në skenën e krimit dhe familjarë të viktimës. Për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa janë ngritur 2 pista hetimi që kanë të bëjnë me vrasje që mund të kenë lindur për trafikimin e lëndëve narkotike dhe po ashtu edhe vrasje për çështjen e pronave apo dhe të bizneseve pasi 49-vjeçari njihej si biznesmen ndërtimi, dispononte disa prona, por edhe një hotel në Sarandë.

Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë një rikthim të grupit hetimor për të bërë dhe një kqyrje tjetër në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një person të maskuar të cilin nuk kanë mundur që ta identifikojnë pasi ka qenë me kapuç në kokë. Personi që i mori jetën Edmond Papës, e priste 49-vjeçarin për ta ekzekutuar. Viktima kishte mbërritur të premten në Tiranë së bashku me të ëmën e tij, të cilën e kishte sjellë në kryeqytet për vizitë mjekësore. Papaj kishte shkuar tek banesa e vëllait të tij në zonën e Selitës. Ai kishte zbritur tek lokali poshtë pallatit për të konsumuar kafe.

Por vrasësi, i cili e priste aty pranë, shikonte të gjitha lëvizjet e Edmond Papës. Sapo 49-vjeçari hyri brenda lokalit, edhe vrasësi shkoi brenda ambienteve të këtij biznesi. Ai iu afrua deri pranë tavolinës dhe e qëlloi mbi 6-7 herë me pistoletë. Më pas u largua në këmbë nëpër rrugica. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga grupi i hetimit thonë se vrasësi kishte ardhur në këmbë dhe u largua po në këmbë. Ai mbante në kokë një kapuç, çka për momentin është i paidentifikueshëm.

ekzekutohet edmond papa edmond papa

Sondazh

Poll