Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje inertesh në aksin Kukës-Shishtavec, rruga bëhet e pakalueshme

Bllokimi i rrugës ka zgjatur pothuajse disa orë mëngjesin e sotëm, ndërsa aktualisht kompania sipërmarrëse me mjete e makineri po punon për largimin e tyre dhe rivendosjen e qarkullimit të mjeteve.

17 Dhjetor 2022, 10:23 Nga a.l
Moti i keq/ Rrëshqitje inertesh në aksin Kukës-Shishtavec, rruga
Rruga Kukës-Shishtavec

KUKËS– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa probleme në qarkun Kukës. Mësohet se aksi rrugor Kukës-Shishtavec është bllokuar si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, duke shkaktuar bllokim të automjete që kalojnë përmes këtij aksi. Mësohet se masivet me gurë dëmtuan edhe trupin e rrugës. 

Bllokimi i rrugës ka zgjatur pothuajse disa orë mëngjesin e sotëm, ndërsa aktualisht kompania sipërmarrëse me mjete e makineri po punon për largimin e tyre dhe rivendosjen e qarkullimit të mjeteve.

Deri më tani nuk raportohen të ketë ndodhur ndonjë aksident rrugor në këtë aks. Masive me inerte kanë dëmtuar edhe disa akse te tjera drejt Peshkopisë por është rrugë rurale në njësinë administrative Malzi, Surroj, por edhe të tjera në bashkinë e Tropojës.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll