Lëvizte me armë në makinë te 'Komuna e Parisit', arrestohet subjekti i OFL-së, Valentino Kaçorri (VIDEO)
Policia lokalizoi Kaçorrin në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”. Ata bënë ndalimin e automjetit, e më pas u zbulua se 44-vjeçari ishte i pajisur një armë zjarri pistoletë.
TIRANË- Arrestohet në kryeqytet Valentin Kaçorri. Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar "Sinjali", duke vënë në pranga 44-vjeçarin që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Policia lokalizoi Kaçorrin në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”. Ata bënë ndalimin e automjetit, e më pas u zbulua se 44-vjeçari ishte i pajisur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Kaçorrit, i cili do të hetohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kaçorri rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh, ndërsa në vitin 2020 ka qenë edhe subjekt i OFL-së.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Sinjali", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”. Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sondazh
Moti i keq/ Rrëshqitje inertesh në aksin Kukës-Shishtavec, rruga bëhet e pakalueshme
Rruga Kukës-Shishtavec KUKËS– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa probleme në qarkun Kukës. Mësohet se ...
Përndoqi të miturën, arrestohet 27-vjeçari në Mamurras. Kapet dhe i kërkuari për lëndë narkotike (EMRAT)
Policia LEZHË- Policia ka vënë në pranga Emiljan Nikollin dhe Agron Danin pasi ishin shpallur në kërkim p&eum...
Moti/ Përmbyten dy banesa në Kurbin, kuotat e lumit në Lezhë në nivel normal
Lezhë LEZHË- Situata e motit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë deri më tani paraqitet pa probleme. Emergjencat Civile bë...
Sot do vizitonte nënën në spital! Vrasja e biznesmenit në Tiranë, autori po e priste në këmbë para pallatit
Edmond Papa TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha), 49-vjeç, i cili u vra ditën e djeshme në zonën e Selitës, kishte ardhur...
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, lihet në burg autori, Pjetri ‘kyç’ gojën para gjykatës
Besnik Pjetri LEZHË-Besnik Pjetri, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij n&...
FOTO/ Prishen dekoret e festave në Durrës, shkak era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut
Moti DURRËS- Dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut në disa qarqe të vendit, duke shkaktu...
VIDEO/ Kapet trafikanti shqiptar në Greqi, i gjenden pako me drogë të fshehura nën levën e makinës
droga dhe paratë e sekuestruara nga shqiptari GREQI- Një 36- vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policis...
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohen 7 familje
Permbytje KUKËS- Reshjet e shiut shoqëruar me erë kanë shkaktuar një mori problemesh, e një prej tyre është rrë...
Moti i keq, bllokohet nga uji nënkalimi i Fushë Mamurrasit, i pakalueshëm për mjetet e vogla
Makina ne uje KURBIN-Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në territorin shqiptar. Reshjet që kanë përfshir&e...
Shpërndante drogë! Arrestohet 20-vjeçari në Librazhd, i sekuestrohen 2.3 mln lekë dhe 1.6 kg kanabis (EMRI)
Sendet e sekuestruara ELBASAN- Darli Çuçuli është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzo...
