Aktualitet

FOTO/ Prishen dekoret e festave në Durrës, shkak era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut

Moti i keq ka risjellë përmbytje të tokave në zonat më të prekura të vendi, në Shkodër dhe Kurbin ku raportohet se mijëra sipërfaqe toke ndodhen nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

17 Dhjetor 2022, 09:57 Nga a.l
FOTO/ Prishen dekoret e festave në Durrës, shkak era e fortë dhe
Moti

DURRËS- Dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar problematike. Mëngjesin e sotëm, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në në nënkalimin e Fushë-Mamurrasit, pjesë e autostradës Milot-Thumanë, duke e bërë të pakalueshmë këtë rrugë. Automjetet e ulëta kanë zgjedhur rrugë alternative për të kaluar.

FOTO/ Prishen dekoret e festave në Durrës, shkak era e fortë dhe
prishen dekoret e festave nga era e fortë dhe reshjet

Sakaq në Durrës erërat e forta agjatë natës dhe reshjet e shiut mëngjesin e sotëm kanë bërë që dekoret festive të rrëzohen.  Mësohet se moti i keq ka risjellë përmbytje të tokave në një nga zonat më të prekura, në Shkodër ku raportohet se mijëra sipërfaqe toke ndodhen nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll