Aktualitet

Moti i keq, bllokohet nga uji nënkalimi i Fushë Mamurrasit, i pakalueshëm për mjetet e vogla

Nënkalimi në Fushë-Mamurras mbetet sërish problematik, nga bllokimi i zgarave dhe depërtimin e ujit.

17 Dhjetor 2022, 09:39 Nga A.B
Moti i keq, bllokohet nga uji nënkalimi i Fushë Mamurrasit, i
Makina ne uje

KURBIN-Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në territorin shqiptar. Reshjet që kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës, kanë bërë që të bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë.

Një pjesë e automjeteve të tonazhit të ulët po zgjedhin rrugë alternativë, ndërsa disa automjete janë bllokuar nga prezenca e ujit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras mbetet sërish problematik, nga bllokimi i zgarave dhe depërtimin e ujit.

Në bashkinë e Mirditës nuk raportohet për probleme, por në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme. Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshëm. Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll