Aktualitet

VIDEO/ Kapet trafikanti shqiptar në Greqi, i gjenden pako me drogë të fshehura nën levën e makinës

Pas ndalimit të automjetit, në makinën e 36- vjeçarit është kryer një kontroll i imtësishëm nga Oficerët e Grupit Rajonal të Prokurorisë së Drogës ku janë gjetur e fshehur nën levën e makinës 10 pako me kokainë të fshehura në ambalazhe faramaceutike.

17 Dhjetor 2022, 09:39 Nga a.l
VIDEO/ Kapet trafikanti shqiptar në Greqi, i gjenden pako me drogë
droga dhe paratë e sekuestruara nga shqiptari

GREQI- Një 36- vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar pranë Autoritetit Portual të Pireut, për trafik droge. Policia ka lokalizuar vendodhjen e tij teksa ishte duke udhëtuar në zonën Nea Smyrni me një automjet. Pas ndalimit të automjetit, në makinën e 36- vjeçarit është kryer një kontroll i imtësishëm nga Oficerët e Grupit Rajonal të Prokurorisë së Drogës ku janë gjetur të fshehura nën levën e makinës 10 pako me kokainë të fshehura në ambalazhe faramaceutike.

Secila nga pakot kishte peshën 0,75 g, ndërsa në mejt u gjetën gjithashtu edhe 14 pako 1,00 g dhe një pako 2,00 g. Sasia totale e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, atij iu sekuestruan një shumë prej 4550€ dhe një fletore me shënime të shkruara me dorë dhe dy telefona celularë.

Policia, ka kryer kontrolle edhe në banesën e tij në zonën e Agios Dimitrios, Atikë ku u zbuluan enë plastike dhe lëndë bimore kanabis e përpunuar, 544.60 gr bruto, ambalazh najloni me lëndë të dyshuar narkotike, dy peshore elektronike precize me gjurmë kokaine si dhe shuma prej 13.550€ në para Cash. Për arsye hetimore identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende me dije, ndërsa pritet që ditët në vijim 36- vjeçari të njihet edhe me masën e sigurisë./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll