FOTO/ Prishen dekoret e festave në Durrës, shkak era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut
Moti DURRËS- Dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut në disa qarqe të vendit, duke shkaktu...
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
LEZHË-Besnik Pjetri, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Gryk Zezë të Lezhës është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. 49-vjeçari u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg", për 49-vjeçarin.
Besnik Pjetri u vu në pranga mëngjesin e së premtes nga forcat RENEA, pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës. Ai u lokalizua dhe u arrestua në një banese të braktisur në fshatin Kaçinar të Mirditës, falë kërkimeve të pandërprera dhe ndjekjes intensive të policisë.
SI NDODHI VRASJA? Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar./ Dosja.al
Moti DURRËS- Dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut në disa qarqe të vendit, duke shkaktu...
droga dhe paratë e sekuestruara nga shqiptari GREQI- Një 36- vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policis...
Permbytje KUKËS- Reshjet e shiut shoqëruar me erë kanë shkaktuar një mori problemesh, e një prej tyre është rrë...
Makina ne uje KURBIN-Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në territorin shqiptar. Reshjet që kanë përfshir&e...
Sendet e sekuestruara ELBASAN- Darli Çuçuli është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzo...
Pjerin Ndreu LEZHË- Shpërndarja e çmimeve për sportistët e 'Taekwondo' nuk ka shkuar siç pritej në Lezhë. Kryeb...
Policia VLORË- Ndriçim Gega është vënë në pranga nga policia në Vlorë pasi iu janë sekuestruar dhjetra ...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë deklaratën e...
Arrestimi GJIROKASTËR- Edmond Nezaj ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 3 emig...
Permbytje SHKODËR- Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në zonën e Shkodrës. Gjatë natës dhe mëngjesin e ditë...