Aktualitet

E ekzekutua sapo erdhi në Tiranë, biznesmeni Papa u qëllua me 9 plumba pistolete, u tentua të mbrohej me...tavllë duhani

Mes sendeve që i dolën para, para se të rrëzohej në tokë nga plumbat ishte dhe një tavllë duhani.

16 Dhjetor 2022, 19:23 Nga k.m.
E ekzekutua sapo erdhi në Tiranë, biznesmeni Papa u qëllua me 9
Edmond Papa

TIRANË- Një person ka qëlluar për vdekje me një Glock biznesmenin Edmond Papa. Autori ka hyrë i vetëm në lokalin në zonën e Selitës në Tiranë, ku viktima po pinte kafen e pasdites, e në momentin që shënjestra e ka pikasur, ka vendosur ta qëllojë me çfarë të mundte.

Mes sendeve që i dolën para, para se të rrëzohej në tokë nga plumbat ishte dhe një tavllë duhani. Në këtë moment, autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

edmond papa ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll