Aktualitet

Pronar i një hoteli në Sarandë- Kush është Edmond Papa, u qëllua sot brenda lokalit në Selitë. S'ia doli dot e vdiq në spital

49-vjeçari me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë. Po ashtu, mësohet se Edmond Papaj është pronari i “Blu Sky” në Sarandë. 

16 Dhjetor 2022, 17:44 Nga k.m.
Pronar i një hoteli në Sarandë- Kush është Edmond Papa,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë 49-vjeçari Edmond Papa. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49 vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë. Po ashtu, mësohet se Edmond Papaj është pronari i “Blu Sky” në Sarandë. Por nuk dihet se përse kishte ardhur në Tiranë dhe kush ishte personi që qëlloi mbi të. Deri më tani dihen vetëm inicialet e atentatorit, V.SH. por mister gjithashtu ka mbetur edhe shkaku i vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në Selitë të Tiranës. 

PAMJE NGA HOTELI:

Pronar i një hoteli në Sarandë- Kush është Edmond Papa,

Viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi, ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge.

edmond papa vrasje ne tirane

Sondazh

Poll