Aktualitet

ME VIDEO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa, zona totalisht e 'blinduar'

49-vjeçari, pronari i hotelit "Blue Sky" në Sarandë, u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit.

16 Dhjetor 2022, 18:19 Nga F.M
ME VIDEO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa, zona totalisht
Vendi ku u vra Edmond Papa

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Selitës aty ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa këtë pasdite. Në video shihet se zona është e rrethuar nga efektivë të shumë policie dhe me shiritin e verdhë 'skenë krimi'. Papa ndodhej në një lokal në këtë zonë në momentin që u qëllua me armë zjarri nga autorë, ende të paidentifikuar.

49-vjeçari, pronari i hotelit "Blue Sky" në Sarandë, u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Nuk dihet ende shkaku i këtij ekzekutimi apo detaje nga e shkuara e biznesmenit. 

edmond papa ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll