Aktualitet

FOTO/ Ky është biznesmeni Edmond Papa që u ekzekutua sot në Tiranë, kishte dy mbiemra

49-vjeçari është me origjinë nga Fieri por banonte prej vitesh në Sarandë ku dhe kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit.

16 Dhjetor 2022, 18:31 Nga F.M
FOTO/ Ky është biznesmeni Edmond Papa që u ekzekutua sot në
Edmond Papa

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është biznesmeni Edmond Papa, 49-vjeçari që u ekzekutua këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se viktima kishte dy mbiemra dhe se njihej gjithashtu si Edmond Hoxha. 49-vjeçari është me origjinë nga Fieri por banonte prej vitesh në Sarandë ku dhe kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit.

Edmond Papa ka në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Ai ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Nuk dihet ende shkaku i këtij ekzekutimi apo detaje nga e shkuara e biznesmenit. 

edmond papa ekzekutohet edmond papa edmond hoxha

Sondazh

Poll