Aktualitet

DOKUMENTET/ Biznesmeni me dy mbiemra kishte hotelin “Blue Sky” në Sarandë, aktivitetet e mbyllura në Selenicë e Livadhë

Gjithashtu, në të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet me dije se Papa ka pasur dhe një biznes që tregonte kafe në zonën e plazhit të Livadhës. Ky biznes rezulton i çregjistruar.

16 Dhjetor 2022, 18:47 Nga F.M
DOKUMENTET/ Biznesmeni me dy mbiemra kishte hotelin “Blue Sky”
Edmond Papa (Hoxha)

TIRANË- Fusha e veprimtarisë së biznesmenit Edmond Papa (Hoxha) që u ekzekutua sot ishte e përqëndruar në zonat bregdetare. Dosja.al ju sjell dokumentet që vërtetojnë se ai ishte pronari i vetëm i hotelit “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Gjithashtu, në të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet me dije se Papa ka pasur dhe një biznes që tregonte kafe në zonën e plazhit të Livadhës. Ky biznes rezulton i çregjistruar.

“Neli 98”, një kompani që vepronte në Selenicë të Vlorës ka qenë gjithashtu e administruar nga Papa, por tani është pezulluar si aktivitet.

49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.

ekzekutohet edmond papa edmond papa

Sondazh

Poll