Aktualitet

Vrasja e 49-vjeçarit në Selitë/ Shefi i komisariatit nr. 2: Viktima banues në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës

Sipas numrit një të Komisariatit, Edmond Papa u qëllua me breshëri plumbash në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

16 Dhjetor 2022, 18:38 Nga k.m.
Vrasja e 49-vjeçarit në Selitë/ Shefi i komisariatit nr. 2:
Edmond Pjetri

TIRANË- Shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Edmond Pjetri në një prononcim për media është shprehur se Policia është duke hetuar rrethanat e atetatit ndaj biznesmenit, Edmond Hoxha (Papa). Sipas numrit një të Komisariatit, Edmond Papa u qëllua me breshëri plumbash në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

"Ngjarja ndodhi në një biznes privat ëshë qëlluar ne drejtim të shtetasit Edmond Papa, banor në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka marrë masat për zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke hetuar. Kemi marrë të gjitha masat me një grup të specializuar. Për informacionet e mëtejshme do iu informojmë më vonë. Jemi duke hetuar edhe rrethanat e ngjarjes. Policia po heton,"- u shpreh para kamerave Edmond Pjetri. 

edmond pjetri ekzekutohet edmond papa edmond papa

Sondazh

Poll