Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, Edmond Papa kishte e tjetër mbiemër- 2 PISTAT ku po heton Policia

Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me pistat e hetimit që po ndjekin efektivët lidhur me zbardhjen e ngjarjes. 

16 Dhjetor 2022, 18:26 Nga k.m.
Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, Edmond Papa kishte e tjetër
Edmond Papa

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa është ekzekutuar me armë zjarri brenda një lokali në Selitë, pasditen e sotme, nga një person që ende nuk është identifikuar. Por Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me pistat e hetimit që po ndjekin efektivët lidhur me zbardhjen e ngjarjes. 

Viktima është identifikuar si Edmond Papa, me origjinë nga Fieri, por jetonte në Sarandë. Por përdor edhe një mbiemër tjetër dhe njihet edhe si Edmond Hoxha, megjithatë nuk dihet përse e ka ndryshuar mbiemrin e tij. Ndaj Papës është qëlluar nëntë herë me plumba në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali. E deri më tani Policia po heton dy pista kryesore, atë të konflikteve të fundit të viktimës dhe përplasjeve të mundshme për shkak të aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogës. Deri më tani dyshohet se viktima ka lidhje me personazhe të botës së krimit në Britaninë e Madhe, megjithatë do të mbetet për t'u zbuluar nga hetimet se cila ka qenë arsyeja e eliminimit të tij.

ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll