Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, ndërron jetë në spital Edmond Papaj
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital personi që u dërgua me plagë të rënda tek &ldquo...
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të personave tw identifkuar me iniciale J.M. dhe M.D. (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtrimit përmes ‘Call Center-a’. Sipas njoftimit që ka dhënë Prokuroria janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të personave të identifkuar me iniciale J.M. dhe M.D. (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Një hetim i nisur nga SPAK me kërkesë të Italisë në 2021 është finalizuar me 13-15 dhjetor të këtij viti, për tre ditë, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit. Hetimet kanë nisur nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020.
Njoftimi i SPAK
SPAK mbi bazën fillimisht të një kërkesë për ndihmë juridike, të Prokurorisë e Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali, ka regjistruar në vitin 2021 procedimin penal nr.166, për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Pas kordinimit me Eurojust, u ra dakord për krijimin e skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Pizës, Itali.
Në datat 13 – 15 Dhjetor 2022, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i koordinuar nga Eurojust me seli në Hagë, Holandë.
Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 13 ambjente, qëndra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).
Hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta tëkthimit. Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.
Po ashtu me Vendimin Nr.93, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital personi që u dërgua me plagë të rënda tek &ldquo...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Zbulohet identiteti i të plagosurit me armë zjarri në Tiranë. I plagosuri është Edmon...
Foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme, pasi një person ka qëlluar një...
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda Gazetasi.al po zbardh të plotë dëshminë e njërit prej të arrestuarve, Gazmir Ngota, q&eum...
Irisi dhe Lea TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka kërkuar që momenti i debatit që degradoi në dhunë fiizke mes ...
Foto ilustruese TIRANË- Industria e bimëve medicinale e ka gjetur veten prej disa kohësh në vështirësi. Përgjatë gj...
Muhamet Rrumbullaku TIRANË- Kryepolici Muhamet Rrumbullaku në 100-ditëshin e emërimit të tij ka bërë një rrokad&eu...
Altin Dumani TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Org...
Altin Dumani TIRANË- Me 5 vota Altin Dumani do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Në favor të ...
Mbledhja e KLP TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...