Politike

Altin Dumani në krye të SPAK, Rama: Thashethemet për marrjen peng të institucionit, i mori era

Ai shton më tej se tashmë do të flasë puna dhe rezultatet e kreut të SPAK.

16 Dhjetor 2022, 17:10 Nga F.M
Altin Dumani në krye të SPAK, Rama: Thashethemet për marrjen peng
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së Altin Dumanit në Krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se emërimi i Dumanit, bën që të gjitha akuzat se institucioni i SPAK është marrë peng nga qeveria, i ka marrë 'era'. Ai shton më tej se tashmë do të flasë puna dhe rezultatet e kreut të SPAK.

"Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAKfoli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!"- shkruan Rama në postim. 

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ai mori 5 vote, duke lënë pas Edvin Kondilin me 4 vota dhe Adnan Xholin, i cili mori vetëm 1 votë. Seanca nisi në orën 10:00 dhe u mbyll pesë orë e gjysmë më vonë, me intervistimin e tre kandidatëve. Në total votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. 

edi rama altin dumani

Sondazh

Poll