Politike

Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK, reagon Gazment Bardhi: U zgjodh me konsensus, e garantoi SHBA

Sipas tij, lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si evropianë të vërtetë.

16 Dhjetor 2022, 17:04 Nga k.m.
Zgjedhja e Kreut të ri të SPAK, reagon Gazment Bardhi: U zgjodh
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e radhës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi shkruan se për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Sipas tij, lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si evropianë të vërtetë.

"Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës. Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë,"-tha Bardhi.

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ai mori 5 vote, duke lënë pas Edvin Kondilin me 4 vota dhe Adnan Xholin, i cili mori vetëm 1 votë. Seanca nisi në orën 10:00 dhe u mbyll pesë orë e gjysmë më vonë, me intervistimin e tre kandidatëve. Në total votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. 

gazment bardhi altin dumani altin dumani ne krye te spak

Sondazh

Poll