Aktualitet

E dhimbshme/ Humb jetën 65-vjeçari në Maratonën Kombëtare të notit, sapo doli në breg

8 Shtator 2019, 11:29 Nga DOSJA
E dhimbshme/ Humb jetën 65-vjeçari në Maratonën

SARANDË- Vetëm pak minuta më parë ka humbur jetën nëj nga pjesëtarët e Maratonës Komëbëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është Mark Ademi, 65 vjeç nga qyteti i Lezhës i cili ka përfunduar garën për rreth 500 metra dhe menjëherë pasika arritur në breg është ndier keq.

Menjëherë ka arritur në vendgjarje ambulanca dhe e ka çuar në spital, por mësohet se 65-vjeçari nga Lezha nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i paraprak i Policisë

Sarandë

Rreth orës 11:40, në Plazhin e Ri të Sarandës, shtetasi M.A., rreth 65 vjeç banues në Lezhë është rrezikuar për tu mbytur në ujë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës por ka ndërruar jetë në ambientet e tyre.

Grupi hetimor po kryen veprimet e tjera hetimore për sqarimin e rrethanave.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 65 vjeçari maratona kombëtare e notit sarande 65 vjeçari maratona kombëtare e notit sarande

Sondazh

Poll