Aktualitet

I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet shqiptari që kërkohej ndërkombëtarisht (EMRI)

8 Shtator 2019, 08:13 Nga DOSJA
I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet shqiptari

TIRANË– Një 42-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane është arrestuar nga Policia në Tiranë.

Bëhet fjalë për Ilmi Demirajn, i lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, i cili ishte dënuar me 8 vite heqje lirie pasi akuzohej për “Vjedhje me dhunë”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur edhe arrestimi i tij në në rrugën “Teodor Keko”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet një 42-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:

– Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari denimi ne itali ilmi demiraj arrestohet shqiptari denimi ne itali ilmi demiraj

Sondazh

Poll