Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas biçikletën, drejtuesi me urgjencë në spital

8 Shtator 2019, 08:38 Nga DOSJA
Aksident në Korçë, makina përplas biçikletën,

KORÇË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë fshatit Cangonj.

Mësohet se një makinë ka përplasur një biçikletë dhe si pasojë e kontaktit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit me dy rrota.

Pas përplasjes, drejtuesi i biçikletës është nisur me urgjencë drejt spitalit por ende nuk dihet asnjë detaj lidhur me gjendjen e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce aksident ne korce korce

Sondazh

Poll