Aktualitet

Aksident në rrugën transballkanike/ Babai përplas makinën e të birit, katër të plagosur (VIDEO)

8 Shtator 2019, 10:32 Nga DOSJA
Aksident në rrugën transballkanike/ Babai përplas makinën e

VLORË– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së tre mjeteve të ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërkohë ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre.

Sipas informacioneve, dy prej makinave drejtoheshin nga shtetas italianë (babë e bir), ndërsa automjeti i tretë është me targa shqiptare.

Fillimisht, babai italian ka goditur nga prapa makinën e të birit dhe ku i fundit ka goditur mjetin që i ndodhej para.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë filluar punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(k.m/dosja.ak)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore vlore aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll