Aktualitet

U shpall në kërkim pas vdekjes së dy punëtorëve, ndalohet pronari i “Skela Syla” (EMRI)

8 Shtator 2019, 10:47 Nga DOSJA
U shpall në kërkim pas vdekjes së dy punëtorëve,

TIRANË– Pronari i kompanisë “Skela Syla” është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim pas vdekjes së dy punëtorëve, të cilët ranë nga skela.

Mësohet se Petrit Syla është ndaluar me anë të një urdhëri të lëshuar nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e datës 16 gusht 2019.

Disa javë më parë një skelë u shkëput nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve, nga pesë të plagosur gjithsej. Të vdekur kanë mbetur Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.

Pallati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është dhe banesa e zv. Kryeministrit Erion Braçe, i cili reagoi plot dy ditë pas ngjarjes. Ai theksoi se nuk kishte asnjë përgjegjësi për  ngjarjen. (Lexo këtu)

Edhe ditën e djeshme një ngjarje e ngjashme ndodhi në zonën e Medresësë në Tiranë, ku një punonjës humbi jetën pasi ra nga skela. Policia, ngjarjen e ka raportuar me 4 orë vonesë duke mos sqaruar atë që ka ndodhur me punëtorin e ndërtimit.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhërin e ndalimit të Prokurorisë për një tjetër shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtor.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

P. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy puntorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ergys brahimaj orjan kodra petrit syla plagosen 5 punetore rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdes punetori ne tirane ergys brahimaj orjan kodra petrit syla plagosen 5 punetore rrezohet skela skela tek pallati i braçes vdes punetori ne tirane

Sondazh

Poll