Aktualitet

Plagosi me armë 48-vjeçarin, identifikohet autori në Korçë, si degradoi sherri tek armët

8 Shtator 2019, 09:11 Nga DOSJA
Plagosi me armë 48-vjeçarin, identifikohet autori në

KORÇË– Zbulohet identiteti i autorit të plagosjes së 48-vjeçarit pas një sherri të ndodhur në lagjen nr.6 në Korçë ditën e djeshme.

Fillimisht sherri ka nisur verbalisht dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armëvë të zjarrit, deri në plagosjen e 48-vjeçarit.

Autori i kësaj ngjarjeje, 28-vjeçari me iniciale J.H është shpallur në kërkim nga policia e Korçës.

Ndërkohë Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të ngjarjes.

Nga ana tjetër 48-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet korce plagosje ne korce spitali i korces korce plagosje ne korce spitali i korces

Sondazh

Poll