Aktualitet

ME VIDEO/ Fshihej në një banesë të braktisur në Mirditë, momenti i arrestimit të Besnik Pjetrit që vrau babë e bir në Grykë-Zezë

Sipas njoftimit gjatë kohës që ishte në arrati dhe kërkohej nga policia, Pjetri është fshehur në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë. 

16 Dhjetor 2022, 11:23 Nga a.l
ME VIDEO/ Fshihej në një banesë të braktisur në
arrestimi i Besnik Pjetrit

LEZHË- Besnik Pjetri 49- vjeç është vënë sot në pranga nga policia e Lezhës pasi dyshohet si autor për vrasjen e dyfishtë të ish-vjehrrit Pjetër Perjaku dhe ish-kunatin Gentian Perjaku, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë, më konkretisht më 29 gusht. Arrestimi i autorit të dyshuar për krimin e dyfishtë është bërë nga forcat speciale RENEA, në kuadër të operacionit të koduar 'Fundi i arratisë'. Policia ka publikuar edhe momentin e arrestimit. Sipas njoftimit nga policia, gjatë kohës që ishte në arrati dhe kërkohej nga policia, Pjetri është fshehur në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, 49-vjeçari, më datë 29 gusht për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri babë e bir Pjetër Perjaku dhe Gentian Perjaku. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

 

Si ndodhi ngjarja? 

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës të së hënës më datë 29 gusht pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar./ Dosja.al

bensik pjetri gentian perjaku

Sondazh

Poll