Aktualitet

‘Pati një krismë të madhe’, dëshmia pas sherrit me armë në ish-Bllok: Një polic erdhi me kallash, nuk zgjati 5 minuta

8 Shtator 2019, 07:59 Nga DOSJA
‘Pati një krismë të madhe’, dëshmia pas sherrit

TIRANË– Pas sherrit me armë zjarri tek “The Code” gjatë orëve të para të mëngjesit, vijnë dëshmitë e para nga të pranishmit.

Sipas dëshmive që qytetarë kanë dhënë për JOQ, forcat “Shqiponja” kanë mbërritur në vendngjarje në kohë rekord.

“Unë isha në fund dhe pati një krismë me armë. Nuk zgjati 5 minuta nga ulërimat e sherrit dhe më pas erdhi policia. Erdhën “Shqiponjat” me motora e sirena dhe ca policë me kallash në dorë duke vrapuar,”-tha një prej dëshmitarëve. 

Orët e para të mëngjesit të sotëm tek “The Code” janë shënuar të shtëna me armë zjarri.  Gjithçka nisi pas një sherri mes disa personave. 12 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë shoqëruar për posedim kokaine dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit mohon se ngjarja ka ndodhur duke rrëzuar dëshmitë dhe pamjet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sherri tek the code te shtena ne ish-bllok the code tirane sherri tek the code te shtena ne ish-bllok the code tirane

Sondazh

Poll