Sport

HIPOTEZA! Mourinho në stolin e Portugalisë: “Gjuetia për trajnerin e ri është hapur”…

Gazeta ‘A Bola’ bën me dije se trajneri i Romës është favorit për të pasuar Fernando Santos

16 Dhjetor 2022, 10:48 Nga DOSJA

HIPOTEZA! Mourinho në stolin e Portugalisë: “Gjuetia për

PORTUGALI - Një vend i tërë për Jose Mourinhon: Portugalia duhet të rifillojë pas zhgënjimit në Botëror me një guidë të re teknike, kërkimi për pasardhësin e Fernando Santos ka nisur. Dhe gazeta sportive ‘A Bola’ shkruan sot "gjuetia për trajnerin e ri është e hapur" me një qëllim të qartë, pra trajnerin e Romës. 

Dhe vetëm dje, Mou zbarkoi në atdheun e tij me ekipin për një mini-stërvitje para Krishtlindjeve, duke ndezur entuziazëm, kuriozitet dhe shpresa. Pas mbërritjes së tij në Portugali, Mourinho u tërhoq në heshtje, pa koment për gazetarët e shumtë që e prisnin dhe nuk kishte ndërmend të fliste në ditët në vijim. Tema është delikate, çdo fjalë mund të shkaktojë konkluzione ose supozime që palët aktualisht duan t'i shmangin.

Duke përfshirë Romën, një klub me të cilin Mourinho është i lidhur deri në vitin 2024: prioriteti i ‘Specialit’ mbetet Roma. E sigurtë është që thirrja nga kombëtarja e tij nuk është një çështje e parëndësishme dhe për këtë arsye mund të merret në konsideratë vetëm nga kërkesa e drejtuesve të federatës së Portugalisë, duke ruajtur rol të dyfishtë deri në skadimin e kontratës me verdhekuqtë. 

Në këtë rast, megjithatë, fjala e fundit do t'i takonte Friedkins. Por ndërkohë, shkruan sot ‘CorSport’, mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim mes Jorge Mendes, bashkëpunëtorit të tij Cardoso dhe presidentit Fernando Gomes, pikërisht për të folur për Mourinhon.  Situata po evoluon dhe, duke u kthyer te ‘A Bola’, gjuetia po vazhdon.

HIPOTEZA! Mourinho në stolin e Portugalisë: “Gjuetia për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll