Sport

VIDEO/ Të kuqtë e Partizanit marrin kreun e renditjes, fitore ‘e vuajtur’ ndaj Kukësit...

Partizani ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes nga Tirana, e cila luajnë nesër ndeshjen e saj të javës së 14-të.

15 Dhjetor 2022, 18:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Të kuqtë e Partizanit marrin kreun e renditjes, fitore ‘e

TIRANE - Partizani e ka mbyllur me fitore javën e 14-të të Kategorisë Superiore dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e tabelës me 26 pikët e grumbulluara. Të kuqtë e kryeqytetit arritën një fitoren minimale 2-1 ndaj Kukësit, në një ndeshje që u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit.

Ishte mbrojtësi Bitri, ai i cili zhbllokoi sfidën, duke shënuar në minutën e 25-të, ndërsa në minutën e 30-të, sulmuesi Skuka dyfishoi 2-0 rezultatin për Partizanin.

 


Në pjesën e dytë kuksianët reaguan fuqishëm dhe me Basan ngushtuan diferencën në 2-1, i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 69-të.

Pas javës së 14-të, Partizani kryeson me 26 pikë renditjen, ndërsa Kukësi qëndroi në vendin e tetë me 12 pikë, edhe pse ishte ndeshje debutuese për për trajnerin e ri Rrahman Hallaçi. Nesër do të luhen edhe tri takimet e mbetura të javës: Egnati-Bylis (13:00), Kastrioti-Vllaznia (13:00) dhe Teuta-Tirana (15:45).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll