Sport

FIFA hap kasafortën për Premier League. Man.City do të përfitojë 4 mln. dollarë nga Botërori. Ja sa do të fitojnë klubet e tjerë…

Lojtarët, që u eliminuan në fazën e grupeve, do të fitojnë nga 180.000 dollarë për klubet e tyre, ndërsa ata që do të arrijnë deri në finalen, pritet t'i kushtojnë FIFA-s deri në 370.000 dollarë, pavarësisht nga sa minuta luajnë.

16 Dhjetor 2022, 07:19 Nga DOSJA
FIFA hap kasafortën për Premier League. Man.City do të

ANGLI - Liverpooli do të marrë kompensimin e pestë më të lartë në Premier League nga FIFA, pas përfundimit të Kupës së Botës 2022 në Katar. Sipas programit të përfitimeve të klubeve nga FIFA, ato kanë të drejtë për një pagesë të njëhershme financiare, për rolin që kanë luajtur në realizimin e Kupës së Botës. 

Skema u krijua në vitin 2010 dhe ishte një nismë e planifikuar për të shpërblyer klubet, për lirimin e lojtarëve të tyre për detyra ndërkombëtare. Për finalet e 2022, janë planifikuar për t’u shpërndarë 209 milionë dollarë nga FIFA për të paguar klubet për lojtarët e tyre pjesëmarrës në Botëror, ku çdo ditë qëndrimi në Katar llogaritet afërsisht 10.000 dollarë.

Lojtarët, që u eliminuan në fazën e grupeve, do të fitojnë nga 180.000 dollarë për klubet e tyre, ndërsa ata që do të arrijnë deri në finalen, pritet t'i kushtojnë FIFA-s deri në 370.000 dollarë pavarësisht nga sa minuta luajnë. Megjithatë, programi i përfitimeve të klubeve kompenson edhe klubet ku lojtarët kanë luajtur në dy sezonet e mëparshme gjatë fazave kualifikuese të Kupës së Botës. Por ata do të marrin vetëm një përqindje të tarifës.

Me Anglinë që arriti në fazën çerekfinale të kompeticionit, përpara se të shijojë humbjen kundër Francës në stadiumin Al Bayt, klubet e Premier League do të përfitojnë nga 280.000 dollarë për çdo lojtar që kishin në përbërje të kombëtares së “Tre Luanëve”.

Por përfitimet e tyre nuk mbyllen me kaq, pasi klubet angleze kanë patur edhe lojtarë të tjerë, që kanë qenë në Kupën e Botës në Katar me kombëtaret e vendeve të tyre. Klubet, natyrisht tani kanë të drejtën për të aplikuar dhe marrë përfitimet e premtuara.

Ja dhe kompensimi që do të marrin klubet e Premier League për Kupën e Botës:

Manchester City - 4 milion dollarë

Chelsea - 2.86 milionë dollarë

Manchester United - 2.65 milionë dollarë

Tottenham - 2.4 milion dollarë

Liverpool - 1.8 milion dollarë

Arsenal - 1.57 milionë dollarë

Wolves - 1.54 milion dollarë

Leicester - 1.4 milion dollarë

Brighton - 1.35 milion dollarë

Fulham - 1.3 milionë funte

Brentford - 1.1 milion dollarë

West Ham - 1 milion dollarë

Newcastle - 900.000 dollarë

Aston Villa - 810.000 dollarë

Everton - 690.000 dollarë

Crystal Palace - 650.000 dollarë

Leeds - 620.000 dollarë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll