Sport

Çmendet bota për fanelën e Leo Messit, boshatisen magazinat! ‘Adidas’ punon kundër kohës, për të kapur finalen…

Kompania e veshjeve sportive po punon me një plan zëvendësues dhe për edicionet speciale të Argjentinës në rast se do të jetë kampione

16 Dhjetor 2022, 07:25 Nga DOSJA
Çmendet bota për fanelën e Leo Messit, boshatisen magazinat!

ARGJENTINE - Mos shiko, sepse nuk ka. Fanela e Argjentinës e Leo Messit është shitur në mbarë botën. Qoftë në Buenos Aires, në Madrid, në Doha, në Tokio... Dyqanet e Adidasit i kanë mbaruar fanelat me numrin ‘10’ dhe emrin e kapitenit të skuadrës argjentinase. 

Nuk ka rëndësi madhësia, nga më e vogla te më e madhja, për meshkuj apo femra. Nuk ka më stoqe. Kupa e Botës në Katar dhe rrugëtimi i skuadrës argjentinase drejt finales kanë rritur volumin e shitjeve të një fanelle, që tashmë ishte një nga më të kërkuarat dhe më të vlerësuarat në mbarë botën. Argjentina ka qenë prej kohësh xhevahiri në kurorën e kompanisë Adidas.  Nuk ka një kombëtare, brenda atyre që veshin markën gjermane, më me ndikimin global se sa ajo e ‘Albicelesteve’.

Kjo ka rritur në qiell prodhimin dhe shitjet e falsifikimeve. AFA, e ngacmuar nga ankesat, u shpreh pak ditë më parë: "Nuk mund të bëjmë asgjë, megjithëse është në interesin tonë të shesim më shumë. Është çështje e Adidas dhe ka probleme në vend që i prekin, si pengesa ndaj importeve dhe mungesës së fuqisë punëtore, e po ashtu edhe vlimit të madh të njerëzve”.

Adidas shpjegon se është e pamundur brenda natës të rritet prodhimi për të zëvendësuar një produkt që e dinte se do të funksiononte shumë mirë, por jo aq sa për këtë kolaps mbarëbotëror në dyqanet ballë për ballë dhe shitjet virtuale.

Marka gjermane punon kundër kohës në mënyrë që, në rast se Argjentina shpallet kampione bote të dielën, fanela argjentinase dhe fanela e Messit mund të jenë të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur në pjesën më të madhe të botës. Veç kësaj, bluzat përgatiten për festën e mundshme dhe diçka më të personalizuar në figurën e Leos në rast se ai e mbyll ciklin e Botërorit me kupën në duar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll