Sport

Pas dështimit, edhe Fernando Santos jep dorëheqjen si trajner i Portugalisë...

Pas humbjes në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Marokut (0-1), Federata Portugeze ra dakord me Fernando Santos për t'i prishur kontratën si trajner.

16 Dhjetor 2022, 06:58 Nga DOSJA
Pas dështimit, edhe Fernando Santos jep dorëheqjen si trajner i

PORTUGALI - Federata Portugeze përmes një njoftimi për shtyp të enjten, bëri me dije se kishte arritur një marrëveshje miqësore, që trajneri portugez Fernando Santos (68) të largohej nga posti i tij. Pavarësisht një kontrate që do të zgjaste deri në vitin 2024, dështimi në këtë Botëror me humbjen ndaj Marokut (1-0) e përshpejtoi largimin e tij.

“Federata Portugeze e Futbollit dhe Fernando Santos kanë rënë dakord t'i japin fund rrugëtimit shumë të suksesshëm që filloi në shtator 2014,- thuhet në deklaratë. - Ishte një nder që mundëm të mbështeteshim te një trajner dhe një person si Fernando Santos në krye të kombëtares”, vijon FPF. Megjithatë, të dyja palët besojnë se “kjo është koha e duhur për të nisur një cikël të ri” .

Në tetë vite në krye të kombëtares luzitane, Fernando Santos ka fituar dy tituj: Euron e parë në historinë e Portugalisë më 2016 dhe edicionin e parë të Nations League më 2019. Për ta pasuar atë janë disa kandidatë në listën e Federatës me trajnerë portugez me përvojë si Jorge Jesus, Rui Vitoria, Abel Ferreira, Leonardo Jardim, Paulo Fonseca apo Rui Jorge. Megjithatë emri që qarkullon më shumë është ai i José Mourinhos, i cili aktualisht drejton AS Romën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll