Sport

Presidenti Macron dëshiron të ftojë në finale edhe Benzema, Pogba dhe Kante...

Presidenti, me gjasa, në finalen e së dielës, do të jetë i shoqëruar edhe me disa futbollistë të kombëtares franceze, të cilët janë të dëmtuar

16 Dhjetor 2022, 07:16 Nga DOSJA

Presidenti Macron dëshiron të ftojë në finale edhe Benzema,

FRANCE - Emmanuel Macron, pas ka ndjekur live gjysmëfinalen kundër Marokut, do të jetë në tribunën e Lusail edhe për finalen e Kupës së Botës, që Franca do të luajë kundër Argjentinës të dielën e ardhshme. 

Por jo vetëm. Presidenti i Republikës Transalpine po mendon të ftojë gjithashtu edhe lojtarët e dëmtuar si Benzema, Pogba dhe Kante: "Unë e di që ai e dëshiron këtë, - tha ministrja e sportit, Amelie Oudea-Castera, për RTL. - Di që plani është duke u studiuar. Do të shohim nëse logjistikisht dhe materialisht mund të ndodhë e gjithë kjo, në çdo rast është dëshira e presidentit Macron që t'i përfshijë ata që të marrin pjesë plotësisht në këtë aventurë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll