Aktualitet

EMRI- Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident, arrestohet polici në Korçë

Dritan Qylafi, 55-vjeç, me detyrë punonjësi i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.

16 Dhjetor 2022, 09:51 Nga A.B
EMRI- Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi
Policia

KORÇË- Vihet në pranga punonjësi i policisë. Dritan Qylafi, 55-vjeç, me detyrë punonjësi i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin e Qylafit, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”. 

 

dritan qylafi aksident ne korce

Sondazh

Poll