Sport

“Katar 2022”/ Alarm te Franca, pacientë të tjerë pas Rabiot dhe Upamecano. Epidemi gripi apo Covidi në kampingun ‘blu’?...

Në orët e fundit edhe Coman është prekur nga simptomat e gripit dhe tani ka frikë se problemi do të përhapet edhe te anëtarët e tjerë të skuadrës.

15 Dhjetor 2022, 17:29 Nga DOSJA
“Katar 2022”/ Alarm te Franca, pacientë të tjerë pas

KATAR - Në Francë në shtëpi bie alarmi, në prag të finales të Botërorit “Katar 2022” të së dielës kundër Argjentinës. Në fakt po përhapet epidemia e gripit, e cila fillimisht preku vetëm Upamecano dhe Rabiot, të cilët edhe munguan në ndeshjen gjysmëfinale kundër Marokut, aq sa pas ndeshjes, federata transalpine e futbollit vendosi të shpërndajë maskat në hyrje në zona të përziera. 

Në orët e fundit edhe Coman është prekur nga simptomat e gripit dhe tani ka frikë se problemi do të përhapet edhe te anëtarët e tjerë të skuadrës. Për momentin nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një grip të thjeshtë, ndoshta për shkak të përdorimit të kondicionerëve brenda stadiumeve, apo për një shpërthim Covid?

Gjithsesi, në kampingun francez janë marrë masat për të shmangur çdo të papritur. Kështu mësohet, se Franca ka vendosur masat paraprake (me shpërndarjen e xhelit dezinfektues në repartin francez) në mënyrë që skuadra të mos shkatërrohet në funksion të takimit të së dielës pasdite. Kështu raporton ‘Gazzetta.it’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll