Sport

VIDEO/ Tjetër fitore e Laçit, mposhti Erzenin dhe i afrohet zonës së Europës…

Skuadra kurbinase ka mposhtur 1-0 në shtëpi shijakasit, ndeshja e parë e javës së 14-të e Abissnet Superiores

15 Dhjetor 2022, 16:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Tjetër fitore e Laçit, mposhti Erzenin dhe i afrohet

KURBIN - Një tjetër fitore për skuadrën e Gentian Mezanit, pas asaj ndaj Bylisit në fundjavën e kaluar në Ballsh. Kurbinasit e Laçit kanë mposhtur me rezultatin 1-0 shijakasit e Erzenit dhe me 20 pikët e grumbulluara, ngjiten në vendin e pestë në tabelën e renditjes.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin avantazhin. Pas disa rasteve të shpërdoruara, në fundin e pjesës së parë, kur kurbinasit gjetën rrjetën me anë të një penalltie të fituar nga Babatunde dhe të realizuar nga Ujka (45’+4).


Vendasit shënuan edhe në pjesën e dytë me anë të Shkurtajt, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë në fillim të aksionit. Tentativat shijakasve për të barazuar u ndalën nga portieri Dajsinani, që e shpëtoi Laçin në disa momente.

Pas javës së 14-të, skuadra kurbinase e Laçi ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe shikon t’i afrohet Europës, ndërsa Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e katërt me 21 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll