Sport

Ai luajti 90 minuta ndaj Marokun, por humbi festën e fitores: “Jam i trishtuar”…

“Më ka munguar fjalimi dhe festimet, ndaj nuk jam ende në humorin e duhur”,- tha mes buzëqeshjesh mbrojtësi pas ndeshjes, kur gjithçka ra në qetësi.

15 Dhjetor 2022, 14:24 Nga DOSJA
Ai luajti 90 minuta ndaj Marokun, por humbi festën e fitores: “Jam i

KATAR - Jules Koundé, i cili ka luajtur si mbrojtës i djathtë për kombëtaren franceze në këtë Botëror 2022, luajti sërish plot 90 minuta në ndeshjen kundër Marokut (2-0), por humbi festimet me shokët e ekipit për kalimin në finale.

“Jam i trishtuar, humba gjithçka, sepse isha në kontrollin antidoping. Më ka munguar fjalimi dhe festimet, ndaj nuk jam ende në humorin e duhur”,- tha mes buzëqeshjesh mbrojtësi pas ndeshjes, kur gjithçka ra në qetësi.

“Të luash në finale? Është një ëndërr. Maroku na shkaktoi probleme, ata bënë një lojë të shkëlqyer, por ne arritëm t'i përgjigjemi sfidës fizike. Ne e dinim se duhej ta fillonim lojën shumë mirë dhe goli i Theo Hernándezit e bëri më të lehtë fitoren. Ne ishim shumë kompaktë, në pjesën e dytë ishte më e vështirë, sepse ata kishin topin dhe ndonjëherë ne ishim në kufi, por ishim shumë të bashkuar. Të gjithë bënë shumë përpjekje. Ne jemi një ekip që di të vuajë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll